價格:免費
更新日期:2019-07-11
檔案大小:16M
目前版本:1.0.3
版本需求:Android 4.1 以上版本
官方網站:https://www.facebook.com/kliton.lila
Email:kliton.lila@gmail.com
聯絡地址:RRUGA Fan Noli 340 , Tirana , CAP 1001
AGJËRIMI
Namazi i natës dhe i teravive
Titulli i plotë: Agjërimi, namazi i natës dhe i
teravive
Autor: Seid ibn Alij ibn Vehf El-Kahtani
Përktheu: Nexhat Ceka
Redaktura profesionale: Muharrem Ismaili
Redaktura gjuhësore: Roald A. Hysa
Përgatitja kompjuterike: Muhamed Bajrami
Botues: Agim Bekiri
Shtëpia Botuese “NuN”
Katalogizimi për këtë publikim mund të gjendet në
bibliotekat kombëtare dhe universitare në Shkup,
Prishtinë dhe Tiranë.
© NuN-2003
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të
këqijave të vetvetes dhe veprave tona, atë kë
udhëzon Allahu s’ka kush që e devijon dhe
atë kë devijon Allahu nuk ka kush që e udhëzon, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të
drejtë veç Allahut dhe se Muhamedi është rob
dhe i Dërguari i Tij, salavatet e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij dhe të
gjithë ata që e ndjekin rrugën e Tij deri në Ditën e Gjykimit, Lësho mëshirë dhe shpëtoji
ata. Ema ba’d (e në vijim):
Në këtë broshurë të shkurtër kam shkruar
për vlerat e agjërimit, ku kam sqaruar kuptimin e agjërimit në aspektin gjuhësor dhe atë
sheriatik-fetar, pastaj vlerat e agjërimit dhe veçoritë e tij, dobitë e agjërimit dhe mirësitë e tij,
vlera e muajit të ramazanit, agjërimi gjatë këtij
muaji, falja gjatë tij, veçoritë e tij dhe të gjitha
këto me argumentet përkatëse.
E lus Allahun që ta bëjë këtë vepër të vogël
të bereqetshme, të sinqertë vetëm për Allahun,
dhe që të më bëjë dobi kjo vepër gjatë jetës
dhe pas vdekjes sime, e t’i bëjë dobi çdo lexuesi. Allahu është Ai, të cilit i lutemi, më Bujarit
në shpresë ndaj Tij, Ai na mjafton neve dhe
tek Ai mbështetemi, nuk ka lëvizje e as forcë
përveç se me Allahun, më të Lartin, më të Madhin, salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij besnikun në shpalljen e Tij, dhe krijesa më e mirë
ndaj të gjithë krijesave të tjera, i dërguari ynë
Muhamedi, biri i Abdullahut, mbi familjen,
shokët, ndjekësit e tij të mirë deri në Ditën e
Gjykimit.
Ebu Abdurahman
Seid Ibn Ali Ibn Vehf El-Kahtani
E mbaroi natën e enjte me 26.5.1427 Hixhri
Privacy
https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html
Mail kliton.lila@gmail.com
Youtube https://www.youtube.com/watch?v=Q8REVBO7jmU
Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila